Parlamenti Evropian ka votuar sot pro vazhdimit të mandatit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon përmes një postim në Twitter, tha se tani i takon Këshillit Evropian të bëjë punën e tij.
“Shumica kanë votuar në të mirë të liberalizimit të vizave për Kosovën. I bëjmë thirrje Këshillit Evropian të veprojë TANI”, është shprehur ajo.
Parlamenti Evropian ka diskutuar për këtë çështje të mërkurën mbrëma dhe në mesin e diskutimeve mes përfaqësuesve evropianë, ka pasur dallime të qarta në qëndrime për këtë çështje.
Fajon e ka thënë të mërkurën se Bashkimi Evropian ka dështuar që të realizojë premtimet e tij ndaj Kosovës. /Telegrafi/
A good majority in favor of visa liberalisation for Kosovo. Thank you, @Europarl_EN ???
We urge @EUCouncil to act, NOW! @Avramopoulos #EPlenary https://t.co/3l8oZCQHYX— Tanja Fajon, mag. (@tfajon) March 28, 2019