Site icon Telegrafi

Parlamenti Evropian i kërkon UEFA-s përjashtimin e Bjellorusisë nga ‘Euro 2024’

(Foto: AP)

Anëtarët e Parlamentit Evropian i kanë bërë thirrje UEFA-s që ta ndalojë përfaqësuesen e Bjellorusisë të marrë pjesë në kualifikueset e ‘Euro 2024’.

Më shumë se 100 deputetë kanë nënshkruar letrën drejtuar presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin – transmeton SuperSport.

Ata janë të pakënaqur me faktin se përfaqësuesja e Bjellorusisë u shpëtoi sanksioneve, pavarësisht mbështetjes që ky vend i ka dhënë Rusisë në agresionin ushtarak ndaj Ukrainës.

“Pjesëmarrja e ekipit kombëtar të Bjellorusisë në turneun e UEFA-s do të përdoret nga Alexander Lukashenko dhe propaganduesit e tij për të përmirësuar reputacionin e tij në komunitetin ndërkombëtar”.

Lexo po ashtu Xhaka dhe Shaqiri në javën e ardhshme pritet të udhëtojnë në Serbi – do të qëndrojnë rreth dy ditë në Beograd dhe Novi Sad, por askush nuk do të mund t’i shohë

“Kjo është ofenduese për banorët e Ukrainës dhe bjellorusët që u detyruan të largoheshin nga vendlindja e tyre”, thuhet në letër.

Për dallim nga Rusia, Bjellorusia mund t’i zhvillojë ndeshjet në turnetë e UEFA-s, por jashtë vendit dhe pa praninë e tifozëve. Në kualifikimet për ‘Euro 2024’, kjo përfaqësuese ndodhet në Grupin I së bashku me Kosovën, Zvicrën, Izraelin, Rumaninë dhe Andorrën.

Bjellorusët kanë zgjedhur që ndeshjet si vendas t’i zhvillojnë në Novi Sad të Serbisë, derisa takimet e para janë planifikuar të zhvillohen më 25 dhe 28 mars kundër Zvicrës dhe Rumanisë.

Exit mobile version