Parlamenti Evropian nuk do të votojë këtë javë për rezolutën për Republikën e Maqedonisë në lidhje me progres-raportin e Komisionit Evropian për vitin 2016, njoftoi korrespondenti i AIM nga Strazburg, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ashtu siç u kumtua javën e kaluar, edhe pse këtë javë në seancën plenare në Strazburg duheshte të votohet për rezolutën e Maqedonisë, eurodeputetët vendosën ta anulojnë votimin më së paku për muajin e ardhshëm, për shkak të krizës së vazhduar politike në Maqedoni, kështu sot është bërë e ditur edhe zyrtarisht e qartë. /Telegrafi/