Telegrafi

Parlamenti britanik kundër një Brexit-i pa marrëveshje

Ligjbërësit britanikë kanë miratuar amendamentet duke refuzuar mundësinë që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje dhe gjithashtu duke kërkuar një alternativë ndaj mekanizmit mbrojtës irlandez, të quajturin Backstop.

Me këtë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është refuzuar ideja që Mbretëria e Bashkuar të braktisë BE-në pa një marrëveshje tërheqjeje dhe një kornizë për një marrëdhënie të ardhshme.

Një zëdhënëse e presidentit të Këshillit Evropian tha, megjithatë, se ‘backstop’ është pjesë e marrëveshjes së negociuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE dhe se nuk ka mundësi të negociatave të reja.

Amendamentet nuk janë ligjërisht të detyrueshme për qeverinë, por ato kanë fuqi politike “si vullnet i shprehur i parlamentit”.

Kompanitë britanike kanë frikë se në rastin e Brexit pa një marrëveshje, mund të ketë një kaos ekonomik, ndërsa BE ka përsëritur se negociatat mbi marrëveshjen nuk mund të rihapen. /Telegrafi/