Site icon Telegrafi

Parkuan veturat në trotuar, policia gjobit disa qytetarë në Ferizaj

Ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka gjobitur disa qytetarë të cilët kishin parkuar veturat e tyre në trotuar.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur që të identifikojë personat, të cilët me automjetet e tyre të udhëtarëve, shkaktuan kundërvajtje në komunikacion, parking i parregullt në trotuar,  në një rrugë të qytetit të Ferizajt. Kjo informatë,  me foto është dërguar nga një qytetarë në adresën e policisë”, thuhet në njoftim.

Policia, i ftoi qytetarët në stacionin policor të Ferizajt dhe ata në tërësi i pranuan kundërvajtjet e shkaktuara dhe për këtë morën gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka inkurajuar qytetarët, si në këtë rast,  që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor. /Telegrafi/

Exit mobile version