Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka marr veprimet e duhura policore dhe ka identifikuar personat, të cilët me automjetet e tyre, shkaktuan kundërvajtje në komunikacion, parking i parregullt, në një rrugë të qytetit të Ferizajt.
“Kjo informatë, me foto është dërguar nga një qytetarë në adresën e policisë. Policia, i ftoi qytetarët në stacionin policor të Ferizajt dhe ata në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara dhe për këtë morën gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor. /Telegrafi/