Telegrafi

Parku i Gërmisë, fotografohet gjarpri duke e gëlltitur një ketër

Një qytetar ka fotografuar një gjarpër në Parkun e Gërmisë duke gëlltitur prenë e tij, një ketër.

Raste të tilla, jo shpesh janë parë në Kosovë. Gjarpri shihet duke përvetësuar ketrin përmes veprimeve të tij dhe më pas gëlltitur.

Raste të gjarprinjve në Parkun e Gërmisë ka pasur edhe më herët, madje është raportuar edhe për shfaqjen e gjarprit helmues Vipera ammodytes.

Lidhur me këtë pati reaguar Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

AMMK ka thënë se gjarpërinjtë në Parkun e Gërmisë janë pjesë e rëndësishme e biodiversitetit të kësaj zone.

Sipas tyre në Gërmi janë katër lloje të gjarpërinjve, ndër ta edhe lloji helmues “Vipera ammodytes” (gjarpri i gurit, nepërka) e cila nuk është e rrezikshme deri në momentin që ngacmohet./Telegrafi.