Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e djeshëm të vjedhjes së një veture.
Në raportin e Policisë thuhet se një person ka raportuar se derisa kishte parkuar automjetin para një lokali furrë buke dhe derisa kishte kryer disa shërbime kur kishte dalë e kishte vërejtur se automjeti i është vjedhur.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Fahri Fazliu” rreth orës 15:00.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se kishte parkuar automjetin para një lokali furrë buke dhe derisa kishte kryer disa shërbime kur kishte dalë e kishte vërejtur se automjeti i është vjedhur nga të dyshuar të panjohur”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/