Site icon Telegrafi

Parkoi veturën në trotuar, dënohet nga policia një qytetar në Ferizaj

Policia e Ferizajt ka dënuar një qytetarë i cili kishte parkuar veturën në trotuar.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, parking i parregullt në trotuar, në një rrugë të qytetit të Ferizajt .Kjo informatë, me foto u dërgua nga një qytetarë në adresën e policisë.
Policia, e ftoi qytetarin G.V (M/SH/K) 24 vjeçar, në stacionin policor të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor. /Telegrafi/

Exit mobile version