Telegrafi

Parkoi veturën në mënyrë të gabuar duke i zënë dy vende, shoferi i një veturë tjetër i jep leksion që kurrë nuk do ta harrojë (Video)

Shoferi i një veture për pak sa nuk është çmendur nga nervoza, kur pa një veturë të tipit BMW të parkuar keq duke i zënë dy vende në parking.

Në vend se të parkohej brenda vijave të bardha, shoferi e kishte parkuar në mënyrë të gabuar duke i zënë dy vende, dhe kështu shoferi i veturës Jeep vendosi t’i japë leksion shoferit të papërgjegjshëm, transmeton Telegrafi.

Në video mund të shihet se si shoferi i paidentifikuar i Jeep-it shtyn me veturën e tij BMW-në e zezë, duke ia dëmtuar pjesën anësore. Ai arrin ta fus brenda vijave të parapara për parkimin e një veture.

Kjo video është postuar në YouTube, kurse lexues të shumtë kanë shkruar se ngjarja është zhvilluar në Oregon të Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=67CphtIqL2Q