Site icon Telegrafi

Parkohu si zotni, veturën sigurt e ki – te Linda

Në Linda Premium Residence nuk keni arsye të shqetësoheni sepse ka hapësirë të mjaftueshme për parking si nëntokësor ashtu edhe të jashtëm.

Kur bëhet fjalë për blerjen e një banese, gjithmonë duhet menduar edhe rehatia që e ndiejmë kur ka vend për parking në lagje apo ku do që shkojmë.

Sa herë që vendosim të zgjedhim një vend për banim në të ardhmen, apo për afarizëm, mendoni edhe në suaza të viteve afatgjate dobitë që iu ofron kompleksi sepse të kesh një veturë luan një rol të rëndësishëm në përditshmërinë e njeriut, e sidomos kur vendet parkuese janë të mangëta.

Problem zakonisht na paraqesin parkingjet nëpër lagje sepse a s’është e vërtetë se shkaktari kryesor që ne humbim kohë më së shumti është kur kërkojmë për ndonjë vend parkues?

Ashtu është, prandaj mendoni sa lehtë dhe rehat do të ndjeheni kur e dini se pas punës, apo pas daljeve gjeni një vend parkues të sigurtë për veturën tuaj.

Vështirësitë paraqiten edhe sa herë që zgjedhim të banojmë në ndonjë nga banesat me plan projektues më të vjetër, apo komplekset me mangësi në planifikime urbanistike sepse shumica nuk kanë parking të siguruar. Kjo megjithatë nuk është brengë aspak për ata që zgjedhin të jetojnë me kushte si në Evropë. Por ja që tani ndodheni në mes të Prishtinës në lagjen Prishtina e Re në Veternik.

Te Linda Premium Residence është menduar të ketë parking të siguruar me sistemet e duhura të ruajtjes së makinës, kamera, dhe qarkullim efikas e të lehtë nëpër lagje. Al Trade Center ka menduar që banorët të parkohen si zotni në kompleksin e mrekullueshëm që po ndërtohet në këtë kryeqytet.

Banesën te Linda Premium Residence mund ta bleni me mundësi financimi afatgjate në bashkëpunim me bankën NLB.

Për më shumë informata kontaktoni në:

0800 77 770(pa pagesë), +383(0)44 976 777, +383(0)49 777 127, +383(0)49 318 676.
info@altradecenter.com
altradecenter.com

Artikull i Sponsoruar

Exit mobile version