Klubi francez, Paris Saint-Germain po përgatit një ofertë për portierin e Manchester Unitedit, David de Gea.
De Gea ka qenë në United për gati një dekadë, por aktualisht është e pasigurt nëse ai do të mbetet në Old Trafford edhe në sezonin e ardhshëm.
Dean Henderson është duke garuar me de Gean për fanellën numër 1 në United dhe ka pasur sugjerime që njëri nga këta të dy të largohet këtë verë.
Nëse De Gea do të largohej nga United, kjo do ta linte Henderson të lirë të kërkonte vendin e parë në Old Trafford.
Sipas mediumit The Sun, trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, e ka identifikuar de Gean si një objektivin kryesor dhe mund të sanksionojë një lëvizje të madhe parash për portierin spanjoll në afatin kalimtar të verës.
Duke pasur parasysh burimet e tyre financiare, PSG do të ishte në gjendje të përballonte pagën e De Geas prej 375 mijë funtesh në javë – më e larta në Ligën Premier dhe gjithashtu do të ishte në gjendje të ofronte një çmim të konsiderueshëm transferimi për të tunduar Unitedin për të shitur. /Telegrafi/