Telegrafi

Paris Saint-Germain po mendon ta lë të lirë Messin

Paris Saint Germain është duke menduar seriozisht për të lejuar Lionel Messin të largohet falas këtë verë.

Superylli argjentinas, i cili fitoi Kupën e Botës në dimër në Katar, i skadon kontrata në verën e këtij viti.

Messi ka qenë i lidhur me një lëvizje në Arabinë Saudite, Mayor League Soccer, ose kthim në klubin e tij të vjetër, Barcelona.

Lexo po ashtu Barcelona vendos tre kushte për të ri-nënshkruar me Messin këtë verë

Sipas gazetës franceze L’Equipe, skuadrat nga këto liga tashmë po i ofrojnë Messit kontrata për verën.

Megjithatë, drejtuesit e klubit nga Parc des Princes nuk janë duke nxituar dhe mund ta lejojnë largimin e Messit.

Lexo po ashtu Paris Saint-Germain ka vendosur të largojë përfundimisht tre super yjet këtë verë

Një tjetër lojtar që i skadon kontrata në verë është Sergio Ramos, i cili gjithashtu mund të largohet.

Klubi i Parisit do t’i vlerësojë këto situata pasi sezoni të arrijë në përfundim. /Telegrafi/