Paris Saint-Germain është hedhur në radhë të parë për të nënshkruar me Erling Haaland, por thuhet se agjenti i tij Mino Raiola do të kërkojë një pagë prej 50 milionë eurosh në vit për sulmuesin norvegjez.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Borussia Dortmund refuzoi disa oferta për yllin norvegjez këtë verë, duke përfshirë disa që silleshin rreth 120 milionë eurosh.
Sidoqoftë, 21-vjeçari mund të largohet nga gjigantët e Bundesligës për klauzolën e tij të lirimit prej 75 milionë eurosh gjatë verës dhe sipas La Gazzetta dello Sport, PSG është favorit për të siguruar shërbimet e tij.
Me Kylian Mbappen që pritet të transferohet në Real Madrid si transferim falas në fund të sezonit, Haaland është identifikuar si zëvendësuesi perfekt për fituesin e Kupës së Botës me Francën më 2018.
Sipas raportit, agjenti i tij Mino Raiola do të kërkonte një pagë rreth 50 milionë euro në vit për klientin e tij plus bonuse. Kjo është gjithashtu për shkak se çmimi i Haaland do të ishte “më i ulët” se vlera e tij aktuale e transferimit.
Selon @Gazzetta_it, le PSG serait le mieux placé pour recruter Erling Haaland l’été prochain ! 🔴🔵
Le club de la capitale serait prêt à offrir un salaire de 50 M€ par an à l’attaquant de Dortmund, qui remplacerait Kylian Mbappé 🤯
Plus d’infos 👉 https://t.co/AWehNcjrIX pic.twitter.com/zdPVfIaV3f
— Football.fr (@football_fr) October 1, 2021
Raiola dhe PSG tashmë kanë bërë biznes me Gigio Donnarumman, i cili u bashkua me gjigantët e Ligue 1 në një transferim falas nga Milani në verë.
Shënues i 68 golave në 67 ndeshje me Dortmund, Haaland shumë lehtë mund të bashkohet me parisienët në fund të sezonit. /Telegrafi/