Telegrafi

Paris Hilton rikthehet me veshjet provokuese

Paris Hilton (Foto: Roy Rochlin/Getty Images/Guliver)

Derisa jemi në periudhën e Halloweenit, yje të ndryshme kanë zgjedhur kostume dhe transformime nga më të ndryshmet, ndërsa këtu nuk ka bërë përkushtim as Paris Hilton.

Trashëgimtarja e pasur ka marrë vëmendjen gjatë një daljeje në Los Angeles të Kalifornisë gjatë kësaj fundjave.

Lexo po ashtu Paris Hilton provokon fansat në rrjetet sociale

Biondja e famshme kishte zgjedhur një mini-fund dhe veshje të ngjashme me ato të vajzave të shkollës, për të vënë në pah figurën e saj trupore.

(Foto: Nemo/CPR/BackGrid)

38-vjeçarja dukej e disponuar, ndërkohë që fotoreporterët i kanë bërë fotografi dhe ato kanë përfunduar në faqet rozë.

Në këtë mënyrë, ajo e ka kthyer dukjen e saj në vitet shkollore, ndërsa ditë më parë ka organizuar edhe një ndejë të ‘Natës së Shtrigave’ në Beverly Hills, ku kanë marrë pjesë personalitete të famshme. /Telegrafi/

(Foto: Nemo/CPR/BackGrid)