Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka akuzuar kampionatet më të rëndësishme të Evropës se po përpiqen të “shantazhojnë” trupën qeverisëse të futbollit.
“European Professional Football Leagues”, e njohur edhe me siglën “EPFL” dhe që përfaqëson kampionatet e 25 vendeve, ka kritikuar planet e UEFA-s për t’iu ofruar më shumë vende kualifikimi për në grupet e Ligën e Kampionëve, klubeve më të rëndësishme të katër kampionateve më të mëdha të Evropës.
Duke iu referuar “disa kampionateve”, Ceferin tha se “ne nuk do të gjunjëzohemi kurrë përpara shantazhit të atyre që mendojnë se mund të manipulojnë kampionatet e vogla, apo të vendosin dëshirat e tyre përpara atyre të federatave, thjesht dhe vetëm sepse mendojnë se janë tejet të fuqishëm për shkak të të ardhurave astronomike që gjenerojnë”, transmeton tch.
Një marrëveshje mes “EPFL” dhe UEFA-s për të shmangur përplasjet e orareve skadoi muajin e kaluar, ndaj dhe “EPFL” njoftoi se kampionatet e përfaqësuara nga ajo do të jenë të lira për të organizuar ndeshjet e tyre, qoftë edhe në të njëjtin orar me ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropë.