Telegrafi

I pari në Mbretërinë e Bashkuar dhe i dyti në nivel global – albumi i Rita Orës ngjitet në majat e klasifikimeve të muzikës

Rita Ora (Foto: Rita Ora/Instagram)

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, të premten publikoi albumin e saj më të ri, “You & I”.

Albumi i cili është njëherësh i treti në karrierën e saj, ka gjithsej 12 këngë, tre prej të cilave janë hitet e publikuara tashmë edhe me klipe: “Don’t Think Twice”, “You Only Love Me” dhe “Praising You” me FatBoy Slim.

“You & I” ka shënuar ngjitje të menjëhershme në klasifikimet botërore të muzikës, duke prekur majën në Mbretërinë e Bashkuar.

Koopertina e albumit më të ri nga Rita Ora, “You & I” (Foto: Rita Ora/Instagram)

Aktualisht, albumi “You & I” nga Rita Ora është i pari më i dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe i dyti në nivel global, sipas iTunes.

Lexo po ashtu Novak Djokovici në prapavijë, Rita Ora e anashkalon dhe reagon sikur po i shfaqet diçka e pavlerë

E entuziazmuar për suksesin, ve tRita publikoi një video të shkurtër në Instagram, duke i dalënderuar të gjithë fansat që e kanë pritur mirë albumin e ri të saj.

“Jam kaq e lumtur që jo po e shijoni këtë album. Kaq shumë u fut në këtë album dhe u desh shumë për të ndarë kaq shumë nga vetja. Vazhdoni ta shkarkoni, vazhdoni ta dëgjoni”, ka shkruar Ora në Instagram.

Rita përndryshe ka treguar se albumi i saj i ri, “You & I” është si një ditar i saj i viteve të fundit, pasi të gjitha këngët pasqyrojnë detaje nga jeta e saj private dhe ajo e dashurisë, përkatësisht martesa me regjisorin Taika Waititi. /Telegrafi/

Albumi “You & I” nga Rita Ora, i pari në listën e albumeve më të shitura të momentit në Mbretërinë e Bashkuar (Foto: iTunes Charts)

 

Albumi “You & I” nga Rita Ora, i dyri në listën e albumeve më të shitura të momentit në mbarë botën (Foto: iTunes Charts)