Telegrafi

Parfumi i ri nga Fenty Beauty është ‘Rihanna në shishe’

Foto: Instagram

Duke filluar nga java tjetër, fansat mund të kenë aromë aq seksi sa Rihanna.

Këngëtarja 33-vjeçare vazhdon të zgjeroj perandorinë e saj të bukurisë, teksa njoftoi dje (e hënë) se parfumi i saj i parë Fenty do të jetë i disponueshëm për blerje më 10 gusht pasi paralajmëroi aromën në rrjete sociale javën e kaluar.

Aroma pikante dhe e ëmbël është frymëzuar nga vendet ku Rihanna ka udhëtuar gjatë gjithë jetës së saj, nga qyteti i saj i lindjes në Bridgetown, Barbados, në Paris dhe New York.

Lexo po ashtu Rihanna paralajmëron parfumin e ri nga marka Fenty

Parfumi do të jetë në dispozicion për 120 dollarë ekskluzivisht në fentybeauty.com. “Kjo është gjëja që dua më shumë”, ndau ajo në një deklaratë. “Është një përvojë, është një kujtim, i përfshirë në një aromë. Një erë, nuk do ta harroni kurrë”.


“Unë doja një ngjyrë të pasur që me të vërtetë përfaqësonte të gjitha gjinitë nga të gjitha sferat e jetës”, tha Rihanna.

“Kafeja është ngjyra ime e preferuar. Kafeja është ajo që jam. Kafeja është ajo nga e cila vij. Nëse do të bëj një aromë që më përfaqëson, edhe gjuha e trupit të shishes duhet të më përfaqësoj. Kështu, unë doja diçka ngjyrë kafe, por edhe transparente – kështu që ju të shihni lëngun dhe aromën që do të përjetoni”. /Telegrafi/