Telegrafi

Parejo: Nuk kërkova kalimin tim te Barcelona

Dani Parejo ka mohuar se ka ndryshuar agjentët e tij gjatë afatit të transferimeve për në përpjekje për të detyruar një lëvizje drejt Barcelonës, raportojnë mediat iberike.

Kapiteni i Valencias u lidh me një kalim në Camp Nou pas mbërritjes së trajnerit Ernesto Valverde, veçanërisht pasi Barca kërkoi marrëveshje të minutës së fundit për të kompensuar lëvizjen e Neymarit në Paris Saint-Germain.

Sipas El Confidencial, 28-vjeçari ndryshoi përfaqësuesit e tij në mënyrë që të rriste shanset e tij për të siguruar një marrëveshje me udhëheqësit e La Ligës.

Lexo po ashtu Barcelona është e interesuar për Koulibalyn

Megjithatë, ai këmbëngul se vendimi nuk kishte të bënte me interesimin e raportuar nga katalanasit.

“Jo, ishte e kundërta. Unë kam qenë me [agjencinë] Bahia gjatë gjithë karrierës time dhe kam nevojë t’i falënderoj ata, pasi ata kanë bërë një punë të mirë për mua”, ka thënë fillimisht Parejo për Marca.

“Megjithatë, mendova se ishte e nevojshme të bënim një ndryshim, sepse ka disa situata të cilat mendoni se mund të bëjnë më mirë”.

Parejo po udhëheq Valencia drejt një super sezoni këtë vit!

“Nuk është se kam kërkuar të shkoj në Barcelonë, nëse Barcelona dëshiron një lojtar atëherë ata vijnë, ata paguajnë klauzolën e lirimit dhe nëse lojtari dëshiron të largohet atëherë ai e bën”.

“Kam qenë me Valencian pothuajse gjithë karrierën time dhe i kam shumë borxh klubit dhe qytetit”.

Lexo po ashtu Interi pas kapitenit të Valencias

“Nuk mund të sillesha keq me klubin që më ka dhënë pothuajse gjithçka në jetën time të futbollit”

“Nëse unë duhet të largohem nga këtu një ditë atëherë shpresoj se do të jetë një kohë e gjatë nga tash”, përfundoi mesfushori i Valencias. /Telegrafi/