Reperi i njohur nga Ferizaj, Getinjo, ditën e sotme (e enjte) ka publikuar projektin e ri muzikor.
“Pare” mban titullin kjo këngë, të cilën e ka kompletuar me një video të thjeshtë në të cilën po ashtu shfaqet duke interpretuar vargjet e thella të këtij projekti.
Siç edhe titullohet, artisti ka shprehur në detaje për ndikimin që ka paraja tek njerëzit dhe në tërësi në jetën e përditshme.
Për videon është përkujdesur Noar Krasniqi, ndërsa në instrumental Plug Beats.
Në videon që tashmë ndodhet në kanalin e ‘2Euro Music’ në YouTube, komentet nga miqtë e ndjekësit kanë qenë tejet pozitive.
“Kam publikuar pak para në video se ky është mesazhi. Se veç për këto para çifti i dikujt e mbyt shokun, e tradhton familjen, e tradhton kombin e në fund edhe veten. Shëndet”, ka shkruar ai në një postim të ndarë në Instagram.
Pak orë pas lansimit, videoja ka marrë mijëra klikime. /Telegrafi/