Site icon Telegrafi

Paratici thotë se Interi e meritoi titullin, ndërsa nuk e lë pa përmendur rekordin historik të Juves

(Foto: Screenshot/Twitter/globoesporte)

Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici, ka thënë se Interi meritoi ta fitonte titullin e Serie A, ndërsa e ka uruar trajnerin Antonio Conte për suksesin e radhës.

“E urojmë Interin dhe Antonion. E dimë se pas çdo suksesi ka një pasion, dashuri për futbollin, sakrificë, prandaj e dimë se sa shumë vuajtje nevojitet për të fituar, sa kemi luftuar për të qëndruar në maje, mendoj se e lexova sot, për më shumë se 3.000 ditë”.

“Arritja jonë ishte rekord historik, unik në Serie A dhe praktikisht unik edhe në skenën botëror”.

(Foto: Screenshot/Twitter/globoesporte)

“Urime Interit, është një Scudetto krejtësisht e merituar dhe ne ua heqim kapelat atyre”, kë deklaruar Paratici për Sky Sport Italia.

Lexo po ashtu Pamje nga festa e çmendur e tifozëve të Interit në Milano

Kujtojmë që nga sezoni 2011/2012 e deri në edicionin 2019/2020, Juventusi u shpall kampion i Italisë nëntë herë radhazi.

Tri Scudettot e para i fitoi pikërisht nën drejtimin e trajnerit aktual të Interit, Antonio Conte. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Twitter/globoesporte)
Exit mobile version