Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici siguron që ekipi do të forcohet pas fitimit të Scudettos së tetë, ndërsa ka shtuar se Paulo Dybala “me siguri do të mbetet” në Torino.
Juventusi arriti ta fitojë matematikisht titullin e tetë radhazi dhe të 35-tin në histori të Serie A.
Megjithatë, eliminimi nga Liga e Kampionëve në çerekfinale ka lënë shije të hidhur të klubi italian, të cilët thuhet se do të përforcohet gjatë verës.
Paritici ka folur rreth thashethemeve të largimit të Max Allegrit, transferimeve të mundshme dhe të ardhmes së argjentinasit Dybala.
“Nuk është koha e duhur për të diskutuar se çfarë do të bëjmë, por kemi idetë tona se si të përmirësojmë skuadrën”.
“Natyrisht Dybala do të qëndrojë. Ai është një lojtar i Juves dhe është e qartë se ai me siguri do të mbetet”, ka thënë Paratici. /Telegrafi/