Telegrafi

Paratici konfirmon bisedimet me Dybalan për rinovimin e kontratës

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici konfirmoi se ka diskutime fillestare me Paulo Dybalan për të zgjatur kontratën e tij.

Gjatë ditëve të fundit është përfolur rreth bisedimeve të drejtuesve të Juventusit me yllit argjentinas, Dybala për rinovimin e kontratës.

Mediat italiane raportuan se sulmuesi argjentinas kërkon 10 milionë euro pagë vjetore për të rinovuar kontratën dhe palët po diskutojnë për një rinovim deri më 2025.

Lexo po ashtu Juventusi i ofron rinovimin, Dybala kërkon super pagë

Bisedimet me Dybalan për rinovimin e kontratës i ka konfirmuar tashmë edhe drejtori sportiv i Bianconerëve, Paratici.

“Ai është një lojtar fundamental, numri 10 i Juventusit. Ne e dimë se çfarë përfaqëson ai për ne dhe vlerën e tij”, ka thënë fillimisht Paratici për DAZN.

“Tashmë kemi pasur disa diskutime fillestare përpara janarit, kemi rënë dakord të bisedojmë afër fundit të sezonit, por pasi e kemi thënë këtë, ne kemi një skuadër të madhe me një konkurrencë të madhe për vendet”, përfundoi italiani. /Telegrafi/