Site icon Telegrafi

Paratici dhe 59 persona të tjerë lirohen nga akuzat për fitime kapitale

Të 11 klubet e futbollit, përfshirë Juventusin dhe Napolin, dhe 59 individë janë liruar nga Gjykata Federale e Italisë pas një hetimi që përfshin fitimet kapitale, ka bërë të ditur të premten Federata Italiane e Futbollit (FIGC).

Një raport nga Komisioni Mbikëqyrës për klubet e Serisë A (COVISOC) mbi aktivitetin e shitjes/blerjes të lojtarëve u krye dhe iu dorëzua Prokurorit Federal vitin e kaluar, me një hetim të nisur më pas.

Megjithatë, Gjykata Federale liroi të gjithë ata që ishin nën hetim, duke përfshirë presidentin e Juves, Andrea Agnelli, drejtorin aktual të Tottenham Hotspur, Fabio Paratici dhe shefin e Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Lexo po ashtu Kërkohet ndëshkimi i drejtorëve dhe presidentëve të Juventusit e Napolit

“Gjykata Federale Kombëtare e kryesuar nga Carlo Sica ka liruar të gjitha kompanitë, menaxherët dhe administratorët e klubeve që ishin referuar nga Prokurori Federal se kishin llogaritur për fitimet kapitale dhe të drejtat për shërbimet e lojtarëve për vlerat në raportet financiare që tejkalojnë ato”, thuhet në deklaratën e FIGC.

“Arsyet do të zbulohen në ditët në vijim”.

Fitimet kapitale nëpërmjet marrëveshjeve të këmbimit janë diskutuar në Itali vitet e fundit, për shkak të vështirësisë për të vendosur një vlerë të saktë tregu për lojtarët që përfshihen në marrëveshjet e shkëmbimit.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Prokurori Federal kishte hetuar mundësinë e vlerësimeve të fryra për të ndihmuar klubet të balancojnë librat e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version