Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka shpjeguar dallimin mes Antonio Contes dhe Max Allegri, dy trajnerë që kanë fituar shumë me klubin si trajner.
Drejtori ka qenë pjesë e ringjalljes së madhe të Bianconerëve, duke u kujdesur për transferimet së bashku me Giuseppe Marotta.
“Conte dhe Allegri? Tregu i transferimit me Conten ishte te kërkonim lojtar që i përgjigjeshin funksionalitetit, pasi ai donte lojtarë, që bënin atë që donte ai”.
“Kjo është një gjë legjitime, por ne e kishim më të vështirë”.
“Conte kishte një stil të lojës, dhe ne kemi kërkuar të gjenim lojtarë që i përshtaten një sistemi”.
“Allegri, në këtë kuptim, është më fleksibil. Ai nuk ka një sistem të veçantë, ai është më i hapur dhe ka më shumë zgjidhje”.
“Pra, objektivat e transferimit janë zgjeruar pak më shumë”, ka thënë Paratici. /Telegrafi/