Site icon Telegrafi

Paratë ose do t’iu hedh në erë më granatë – i armatosuri me avokado vjedh 8,300 dollarë në dy banka të Izraelit

Një burrë në Izrael po akuzohet për plaçkitje dhe vjedhje të 8,300 dollarëve në dy banka. E armën që e zgjodhi për të frikësuar punonjësit ishte një avokado.

Gjatë plaçkitjes së parë në bankën Postal në një qendër tregtare, ai kishte kërcënuar punonjësen duke i thënë se ka një granatë me vete, transmeton Telegrafi.

Më vonë u konstatua se po mbante në dorën e djathtë një objekt të zi, por që nuk ishte granatë – në fakt bëhej fjalë për një avokado. Por, i mjaftoi që ta frikëson punëtoren që ia dha paratë dhe u largua nga banka me 4,450 dollarë.

Pesë ditë më vonë, ai nxori “objektin” e njëjtë në një pikë tjetër të kësaj banke, duke kërcënuar stafin se do t’i hedh në erë – kështu edhe aty pati sukses dhe u largua me çantën e mbushur me 3,300 dollarë.

E gjatë aksioneve të tij,kishte maskuar veten aq mirë sa që as kamerat e sigurisë nuk e ndihmuan policinë në identifikimin e tij. Megjithatë, arritën t’ia gjurmojnë telefonin dhe lokacionin se ku gjendej dhe ta prangosin. /Telegrafi/

Exit mobile version