Site icon Telegrafi

Paratë e fituara nga shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni-Shqipëri do të dhurohen tërësisht

“Me këtë gjest të vogël dëshirojmë tu japim përkrahje të gjithë atyre që në mënyrë të drejtpërdrejtë u goditën nga katastrofa natyrore, me shpresë që një gjë e këtillë kurrë të mos përsëritet më”, ka deklaruar seleksionuesi Igor Angelovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me iniciativë të seleksionuesit të reprezentacionit A të Maqedonisë, Igor Angelovski dhe kapitenët Goran Pandev dhe Vanço Shikov, dhe me pajtim të plotë të të gjithë reprezentuesve dhe shtabit profesional, mjetet nga ndeshja kualifikuese me Shqipërinë në tërësi do të dhurohen për të goditurit nga vërshimet të cilët këtë fundjavë e goditën rajonin e Shkupit.

“Në emrin tim dhe emrin e të gjithë anëtarëve të reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, do të doja të shpreh ngushëllime të thella për familjet e të pësuarve dhe të gjithë atyre që janë prekur nga vërshimet”,  ka thënë me këtë rast Angelovski./Telegrafi/

 

Exit mobile version