Site icon Telegrafi

Paratë e banesës së shitur kanë qenë arsyeja që të kushtëzohet nëna e Vanjës

Maqedonia është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku kanë mbetur të vrarë dy persona, ndërsa kryersi i vrasjes së dyfishtë është person i njejtë i cili sipas ministrit të punëve të brendshme, Oliver Spasovski, ka ikur nga Maqedonia dhe gjendet në Beograd, njofton Telegrafi Maqedoni.

Bashkëpunëtorët e të dyshuarit kryesor kanë pasur informacionin se nëna e Vanjës ka pasur para nga banesa e shitur së fundmi dhe me rrëmbimin e Vanja Gjorçevski kanë dashur të kërkojnë pjesë nga paratë e përfituara. Prindërit e Vanjës kanë qenë të ndarë dhe kanë pasur diskutime rreth banesës.

Lexo po ashtu Vetura dhe 500 euro, arsyet e vrasjes së Pançe Zhezhovskit

Edhe babai i Vanjës, Aleksandri është marrë në pyetje, me dyshime se ai ka qenë ndihmues i katër personave tjerë të cilët e kanë vrarë Vanjën.

Mbetet e pa qartë se pse grabitësit e kanë vrarë Vënjën, dy orë pasi e kanë kidnpuar nga qendra e Shkupit.

Përndryshe, për arsye materiale është vrarë edhe personi tjetër, Panço Zhezhovski. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Gjithçka që dihet deri tani për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni
Exit mobile version