Telegrafi

Me paratë e aksidentit bleu një shtëpi të braktisur për 1500 dollarë – i pastrehu që kaloi 10 vjet duke e rinovuar, tregon se si duket tani ajo

Michael Grey është një i lindur në Detroit. Tanimë 67 vjeç, ai kalon ditët e tij të javës duke punuar si një mashinist në Bowling Green, Ohio, dhe fundjavat e tij në shtëpinë e tij në Detroit me gruan e tij, Cynthia.

Por ajo për të cilat i ka kushtuar një shkrim Business Insider, është historia e shtëpisë së tyre me katër dhoma gjumi, e cila daton në nëntor të vitit 2009, kur Grey e bleu atë nga nipi i tij, i cili është një ndërmjetës i pasurive të patundshme, për vetëm 1.500 dollarë, përcjell Telegrafi.

Para blerjes së shtëpisë, Grey po jetonte në bodrumin e mbesës së tij.

Ai i tha Business Insider se ishte pa shtëpi dhe se pavarësisht se kishte një diplomë kolegji, ai nuk ishte në gjendje të gjente punë në Detroit.

Gray i tha se pasi u godit nga një makinë në vitin 2008, ai përdori disa para të dëmshpërblimit për të blerë pronën.

Ai u zhvendos në ditën kur e bleu atë me asgjë, përveç një dyshek ajri për të fjetur.

Në atë kohë, shtëpia ishte në gjendje të keqe.

Sipas Greit, ajo ishte e mbuluar nga merimangat dhe minjtë – madje as tualeti nuk funksiononte.

Por tani, gati një dekadë më vonë, shtëpia është e ndryshuar tërësisht, përcjell Telegrafi.

Ai ka bërë një përmbledhje të transformimit të shtëpisë në fotografi dhe përpiloi fotografitë në dy albume me kopje të forta.

Në një intervistë telefonike me Business Insider, ai shpjegoi punën që bëri në rinovimin e shtëpisë së tij.

“Unë kisha kaluar një kohë të keqe në jetën time”, tha ai. “Unë isha duke qëndruar me mbesën time dhe duke fjetur në bodrumin e saj”.

Grey tha që ai bëri rreth 80 për qind të punës vetë, duke përfshirë dyshemetë dhe ngjyrosjen. Vizioni i tij ishte që “ta bënte atë një shtëpi familjare”.

Pjesët kryesore të procesit të rinovimit përfunduan në korrik të vitit 2012. Megjithatë, Grey po përmirëson vazhdimisht shtëpinë; për momentin, ai është duke punuar në përmirësimin e bodrumit. Ai planifikon ta përfundojë atë vitin e ardhshëm. /Telegrafi/