Site icon Telegrafi

Parashutisti në SHBA ‘zbarkoi’ në linjat e energjisë – shpëton pa lëndime të rënda

Një parashutist në Kaliforni u shpëtua të martën pasdite pasi ngeci në linjat e energjisë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bazuar në deklaratën e autoriteteve përkatëse personi qëndroi i varur rreth nëntë metra larg tokës rreth orës 11 të mëngjesit, derisa ngjarja pasoi në qytetin Lake Elsinore.

Ekipet e Kalifornisë Jugore, Edison, e kanë ndërprerë energjinë e linjave si dhe arritën ta zbritnin personin në mënyrë të sigurt me ndihmën e një ngritjeje kove. Personi u dërgua në një spital pas dëmtimeve të lehta.

Autoritetet iu përgjigjen rastit për ta shpëtuar parashutistin që me sa duket dështoi për të zbarkuar në zonën e tij të uljes. /Telegrafi/

Exit mobile version