Ka filluar parashkrimi i veprave penale ndaj të akuzuarve për shitblerjen e notave dhe regjistrimeve të paligjshme në Universitetin e Prishtinës.
Mbajtja e vetëm dy seancave, 15 muaj prej ngritjes së aktakuzës, ka bërë që disa nga veprat të cilat janë të përfshira në aktakuzë t’u kalojë afati i gjykimit, shkruan sot Koha.net.
Grupi i përbërë nga 13 persona, disa nga ta asistentë në Fakultetin e Mjekësisë, po përballen me akuza për marrje ryshfeti, ushtrim të ndikimit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ndonëse këta ish-studentë, e që një pjesë e tyre tani punojnë si asistentë, akuzohen se kanë ndërmjetësuar në shitjen e notave, në aktakuzë nuk është i përfshirë asnjë profesor.