Telegrafi

Parashikuesi i famshëm brazilian kishte parashikuar tragjedinë e Chapecoenses (Video)

Një prej parashikuesve më të famshëm në Brazil kishte parashikuar tragjedinë e futbollistëve brazilianë.

Bëhet fjalë për Vidente Carlinhos, i cili më 26 mars të këtij viti kishte parashikuar shuarjen e një skuadre futbolli si pasojë e rënies së një aeroplani.

Lexo po ashtu Bota u zgjua me lajmin se Ronaldinho ka pranuar të luajë për Chapecoense, por çfarë ka të vërtetë këtu? (Foto)

“Nuk dihet se çfarë klubi apo kombëtare. Por, një ekip do të shuhet si pasojë e rënies së një aeroplani”, kishte thënë Carlinhos për një televizion brazilian, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu ka parashikuar edhe humbjen e thellë të kombëtares braziliane në botërorin, e cila ndodhi në vitin 2014 kur Brazili u mposht 7-0 prej Gjermanisë.

Ndryshe, ai ka pohuar se në të ardhmen do të lëndohet rëndë futbollisti i Barcelonës Neymar, i cili do të mbetet jashtë fushave të blerta për gjashtë muaj. /Telegrafi/