Një prej parashikuesve më të famshëm në Brazil kishte parashikuar tragjedinë e futbollistëve brazilianë.
Bëhet fjalë për Vidente Carlinhos, i cili më 26 mars të këtij viti kishte parashikuar shuarjen e një skuadre futbolli si pasojë e rënies së një aeroplani.
“Nuk dihet se çfarë klubi apo kombëtare. Por, një ekip do të shuhet si pasojë e rënies së një aeroplani”, kishte thënë Carlinhos për një televizion brazilian, transmeton Telegrafi.
Ai gjithashtu ka parashikuar edhe humbjen e thellë të kombëtares braziliane në botërorin, e cila ndodhi në vitin 2014 kur Brazili u mposht 7-0 prej Gjermanisë.
Ndryshe, ai ka pohuar se në të ardhmen do të lëndohet rëndë futbollisti i Barcelonës Neymar, i cili do të mbetet jashtë fushave të blerta për gjashtë muaj. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=IrQDoOQ6BZM&feature=youtu.be&app=desktop