Telegrafi

Parashikohet se kush do ta fitojë duelin në mes të Mike Tyson dhe Jake Paul

Tifozët vështirë do ta pranojnë se një YouTuber është në prag të prodhimit të luftës së tij më të madhe deri më tani.

Në fillim të javës së kaluar u konfirmua se Mike Tyson do të përballet me YouTuberin Jake Paul.

Netflix njoftoi se ata do të organizojnë ngjarjen live të boksit, e cila do të zhvillohet në stadiumin AT&T me kapacitet 80,000 vendesh në Arlington, shtëpia e Dallas Cowboys të NFL.

Lexo po ashtu Zyrtare: "Lufta më e madhe në histori", para 80 mijë tifozëve - Mike Tyson përballë Jake Paul

Rekordi i ‘Problem Child’s aktualisht është 9-1, me 6 nokautime, ndërsa ‘Iron’ Mike është 50-6, me 44 nokaute.

Kjo do të jetë lufta e dytë e Paul në 2024 pas fitores së tij ndaj boksierit profesionist Ryan Bourland.

Pavarësisht se është 57 vjeç, Tyson mendon se ende mund ta nokautojë Paulin.

Lexo po ashtu Jake Paul ka dashur të nokautojë Mike Tysonin pasi legjenda e boksit ia gaboi emrin

Përpara luftës, BonusCodesBets kanë publikuar shanset më të fundit se kush mendojnë se do të fitojë.

Dhe ish-kampioni i peshave të rënda Tyson është favorit i qartë në 1/2. Ndërkohë, Paul do të hyjë si humbës në 2/1.

Për një barazim, shanset janë 10/1. /Telegrafi/