Telegrafi

Parashikimi i ogurzi i pronares së klubit Hearts: Nuk do të ketë futboll në këtë vit

Në dy javët e fundit është duke u raportuar se kanë filluar disa projekte që futbolli të rikthehet edhe pse bota është e përfshirë nga coronavirusi.

UEFA ka pranuar disa zëra kundër se futbolli nuk duet të rikthehet në këtë situatë, madje disa po kërkojnë që ky edicion që aktualisht është i suspenduar, të përjashtohet përfundimisht.

Pronarja i klubit skocez Hearts, Ann Budge ka thënë se në vendin e tij nuk po mendohet për rikthimin e futbollit, derisa aty mund të mos zhvillohet asnjë ndeshje në këtë vit.

“Nuk besoj se dikush e ka seriozisht që futbolli do të rikthehet të luajë futboll, veçanërisht para tifozëve në këtë vit, andaj është duke u bërë një orvatje e kot”, ka thënë ajo.

Ndërsa drejtorsha ekzekutive e rivalëve të tyre, Hibernina, Leann Dempseter ka thënë se ajo është optimiste që do të rikthehen të luajnë futboll, por kjo gjë mund të ndodhë vetëm në korrik dhe në gusht.

“Ne jemi optimist se mund të rikthehemi të luajë futboll dhe të mbyllim këtë sezon në ligë dhe në garat e tjera”, ka thënë Dempster.

Në anën tjetër, Ranger është duke tentuar që të bëhet një hetim i pavarur rreth situatës dhe në rast se përjashtohet liga, ky vendim mund të ndikojë direkt në Ligën Premier.

Lider e Ligës, Celticu që po lufton për titullin e nëntë me radhë në Skoci, janë 13 pikë mbi Rangers dhe po kërkojnë që ky edicion të përfundojë.

Sidoqoftë, kapiteni i tyre, Scott Brown ka thënë për BBC Radio se ata janë afër të shpallen kampion dhe askush nuk mund t’i arrijë ku kanë mbetur edhe tetë ndeshje për t’u luajtur, por që në këtë situatë nuk mendon se futbolli do të rikthehet.

“Ne kemi 13 pikë diferencë, kemi diferencë të mirë edhe në gola. Kemi edhe tetë ndeshje për t’i zhvilluar. A mund ndokush të në arrij? Me këtë që po ndodhë, nuk mendoj se do të luajë futboll tani për tani”, ka thënë 34-vjeçari.

Britania e Madhe u është bashkuar vendeve me numrin e lartë të personave të infektuar me coronavirus, derisa qëndrojnë vetëm pas ShBA-ve, Spanjës, Italisë, Francës dhe Gjermanisë. /Telegrafi/