Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit tha se priteshin reshje ‘të forta’ në Venezuelë – imazhi u bë viral

Një imazh gjatë një parashikimi të motit është bërë viral në mediat sociale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një parashikim të motit, ditë më parë, sipas sinoptikëve në BBC World News.

Raporti i motit, i cili shqyrtoi parashikimin për javën në vijim për në Venezuelë, zbuloi një “reshje shiu mjaft interesante”.

Dhe imazhet qarkulluan në mediat sociale – ashtu si talljet dhe shakatë.

“Do të jetë e vështirë për vendasit”, ka shkruar njëri nga komentuesit.

Vendi, i cili ndodhet në bregdetin verior të Amerikës së Jugut parashikohej të kishte një javë të lagësht, me reshje shiu që priteshin të zgjasin gjatë gjithë javës. /Telegrafi/

Exit mobile version