Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit për të premten dhe të shtunën

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, gjatë të premtes dhe të shtunës do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Po sipas IHMK-së, në fushat barike do të ketë ngritje të vlerave, dukshëm mbi ato normale.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version