Telegrafi

Parashikimi i motit për të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të dielën do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende mund të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s. /Telegrafi/