Telegrafi

Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 14 gradë celsius

Pjesa e dytë e javës, me mot të thatë dhe vranësira të ndryshueshme. Në ultësira orëve të mëngjesit mjegull.

Në mëngjes ftohtë dhe me mjegull në ultësira. Ditën vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

Temperaturat e ajrit edhe pse do të pësojnë rënie të lehtë, mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 3 deri në 5 gradë celsius, e maksimalet nga 11 deri në 14 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet vlera të normales. /Telegrafi/