Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash prej orëve të mesditës.
Sipas shërbimit meteorologjik do të ketë reshje shiu lokale, pjesërisht shtrëngatë shiu dhe stuhi. Baza e reve të ulëta do të jetë 800 metra.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje 1-14 m/sek. Deti parashikohet i forcës 4 me lartësi dallge 2.4 metra. Shikimi 5-20 km, mjegullinë për shkak të reshjeve.
Temperaturat parashikohen:
Vendet Malore, 17/25
Vendet e Ulëta, 21/31
Vendet Bregdetare, 20/30