Gjatë ditës së premte dhe në fundjavë nga Atlantiku do të depërtojë një vorbull ciklonike mbi Itali, ku në ditët e fundjavës do të shtojë vranësirat dhe nuk përjashtohet edhe mundësia për reshje shiu dhe bore.
Nën kushtet meteorologjike që parashihen për ditët në vijim, me mundësi edhe për mjegull, vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të rriten në të pashëndetshme, e gjatë ditës kohë pas kohe mund të zbresin edhe rreth vlerave normale.
Temperaturat e ajrit gradualisht do të rriten rreth vlerave mesatare, ndërsa maksimalet edhe mbi këto vlera.
Minimalet do të luhaten nga -8C deri në 0C, e maksimalet në ditët e ardhshme do të rriten deri në +6C, e në fundjavë do të zbresin lehtë në +3C.
Do të fryj erë e lehtë nga jugu-juglindja 1-3m/s. Shtypja atmosferike, do të mbetet stabile, por mbi vlera normale. /Telegrafi/