Telegrafi

Parashikimi i motit për sot

Foto: Ilustrim

Për sot pritet mot më i butë, me vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes mundësi për riga lokale shiu në perëndim të vendit. Në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 4 gradë celsius, ndërsa maksimalet pritet të shkojnë deri në 8 gradë celsius. Do të ketë erë të lehtë dhe mesatare nga juglindja 2-7m/s.

Por një ciklon i thellë do të kalojë nga rajoni ynë përgjatë Adriatikut që sonte dhe të shtunën do të kushtëzojë mot të ndryshueshëm, me reshje shiu, e në vise malore borë.

Pas kalimit të ciklonit, të shtunën mbrëma do të mbajë mot më i ftohtë, e nga Mesdheu do të shtrihen fusha anticiklonike që sjellin kthjellime.

Ndërkaq, nga dita e hënë masa më të ngrohta ajrore do të depërtojnë mbi rajon që do të vazhdojnë të rrisin tutje temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.