Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot më i ngrohtë, ku temperaturat maksimale do të arrijnë në 7 gradë celsius.
Në njoftim thuhet se reshje të dendura nuk parashikohen, pasi që vendi ynë mbetet me këto masa bllokuese anticiklonike deri ditën e premte.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s”. /Telegrafi/