Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende–vende me fjolla të dobëta bore.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kjo gjendje sinoptike është pasojë e prezencës së masave ajrore me origjinë nga veriu i kontinentit, të cilat do ta mbajnë këtë gjendje termike me vlera negative gjatë gjithë ditës.
Shtypja atmosferike ka shënuar rënie të lehta. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-13 m/s. /Telegrafi/