Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se dita e fundit e vitit 2018 do të jetë e ftohtë dhe vende-vende me reshje të dobëta bore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike vazhdon t’i mbajë vlerat e mbinormales. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version