Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash.
Sipas shërbimit meteorologjik, do të ketë reshje shiu lokale, kryesisht në zonat malore. Baza e reve të ulëta 800 metra.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje 1-14 m/sek. Deti parashikohet i forcës 3 me lartësi dallge 1.8 metra. Shikimi 5-20 km, mjegullinë për shkak të reshjeve.
Temperaturat parashikohen që vendet malore do të jetë 14/27 gradë Celcius, vendet e ulëta 16/33 dhe vendet bregdetare 17/32.