Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.
Sipas shërbimit meteorologjik, baza e reve të ulëta do të jetë 600 metra.
Gjithashtu, prej orëve të mesditës parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive.
Lokalisht pritet breshër i izoluar. Era me drejtim Veriperëndim-Veri 1-15 m/sek. Deti i forcës 4 me lartësi dallge 2.2 metër. Shikimi 5-20km. Mjegullinë për shkak të reshjeve.
Vendet Malore, 14/27
Vendet e Ulëta, 16/32
Vendet Bregdetare, 17/30