Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditën e diel do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
IHMK bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftim.
Sipas IHMK-së, në Mitrovicë, Podujevë, Prishtinë, Gjilan, Ferizaj dhe Pejë temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 13 gradë Celsius, kurse në Gjakovë dhe Prizren temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 14 gradë Celsius. /Telegrafi/