Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se moti gjatë vikendit parashikohet të jetë i vranët, me reshje të herëpashershme të shiut dhe borës.
Besim Aliu, nga IHMK përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur të ditur se ditën e shtunë temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 4 gradë Celsius deri në 7 gradë Celsius.
‘Do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare nga verilindja”, ka thënë Aliu.
Ndërsa, ditën e dielën sipas Aliu moti do të jetë kryesisht i vranët.
“Në ultësira pritet të ketë mjegull, ndërsa në viset malore do të shfaqen ngrica të lehta. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 1 gradë Celsius deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 6 deri në 9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi nga 1-6 m/s”, ka thënë Aliu. /Telegrafi/