Site icon Telegrafi

Parashikimi i motit për këtë javë 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditët e para të kësaj jave do të karakterizohen me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të dobëta bore.

IHMK njofton se nga e mërkura vendi ynë do të ndikohet nga fushat anticilkonike të cilat do të karakterizojnë mot stabil , me intervale të gjata me diell, por do të jetë ftohtë.

“Kjo si pasojë e depërtimit të masave të ajrit me origjinë polare. Temperaturat minimale parashihet të bien deri -8 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të arrijnë deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version